Raportimet për arrestimin e Haxhi Shalës, flet djali i tij

Në media është raportuar se në mëngjesin e së hënës është arrestuar nga Gjykata Speciale, Haxhi Shala, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe i është bastisur shtëpia.

Për Lajmi.net ka folur Flakron Shala, djali i tij. Ai ka thënë se ai vetëm është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Vetëm e kanë ftuar për intervistim” – ka thënë djali i tij Flakroni duke mos dhënë detaje të tjera.

Haxhi Shala i njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi” ishte ftuar edhe më parë për intervistim nga Gjykata Speciale.

LEXO EDHE:

Raportohet se Haxhi Shala është arrestuar nga Specialja