Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në projekte dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, sot në disa vende do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Çagllavica 3 (kodi: 19000034034 ) nga 12:30 deri 17:00

Vendet: Një pjesë e Çagllavicës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Instalimi i pajisjeve për monitorimin e rrjetit të tensionit të ulët.

2.

Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Barileve te Xhamia me (kod: 13000002049) nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: TS Barilevë te Xhamia

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të tensionit të ulët, zëvendësimi i përçuseve me kabllon ABC.

Vërejtje: Në NS 10/0.4 kV Barilevë te Xhamia do të shkyçet vetëm ajo dalje 0.4 kV në të cilën punohet.

Prizren

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gelanca (kodi: 32000021) nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Shirokë, Leshan, Gjinoc, Gelancë dhe Greikoc.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS Spahiu petroll”-Shirokë (kodi: 32000021019) nga ora 09:00 deri 14:00

TS 10/0.4kV TS Qazim Zeqir Berisha (kodi: 32000021023) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Shirokë.

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20) [kV] Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Qirezi (kodi: 74000004) nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 16:30 deri 17:00

Vendet: Fshatrat: Baks, Dashevc (një pjesë),Gllanasellë, Godanc, Godanc – Lagja: Berbatovci dhe Gërguri, Gradicë, Gradicë – Lagja: Bardhi, Dervisholli, Fazliu, Muja, Selmani, Sukaj dhe Uka, Kozhicë, Krasaliq, Krasmirovc, Prelloc, Qirez, Polac – Lagaj: Gruda, Gucati, Hoti, Kabashi, Kerolli, Koca, Makolli, Myftari, Uka, Veliu, Xami dhe Koca si dhe Likoshani – Lagja: Avdulli, Gjeli, Hasani, Miftari, Neziri, Zukaj dhe Zymeri.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV TS Gradicë Bradiqt (kodi: 74000004034) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/0.4 kV TS Dervishi-Gradicë (kodi: 74000004037) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Gradicë Bradiqët dhe Dervishi-Gradicë.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e shtyllave të reja të tensionit të mesëm, konzolave, shtrirja dhe frikësimi i përçuesve me qëllim të energjizimit të linjave të reja, që furnizon trafostacionin me kod: 74000004034.