Hoti paralajmëron kolaps ekonomik: Mungesë punësimi, të ardhurash e miliona euro më pak qarkullim

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik me vetëm 11 për qind realizim.

Kështu ka thënë Hoti përmes një postimi në Facebook ku ka shtuar se, kjo është arsyeja se pse ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen, gjë e cila nuk është bërë nga qeveria.

“Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria. Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen”, ka thënë Hoti ndër tjerash.

Deputeti tutje ka thënë se në mungesë të rishikimit të buxhetit është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët.

https://permbledhja.com/krimet-e-renda-zbarkojne-serish-ne-brezovice-vazhdojne-operacionin-me-urdher-te-prokurorise/

Postimi i plotë:

Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura

Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria.

Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen.

Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme.

Në vijim është lista e disa prej projekteve kapitale me ralizim shumë të ulët.

https://permbledhja.com/bie-cmimi-i-grurit-ne-tregjet-boterore/