Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë: Kapen dy të huaj në Zveçan

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se ka kapur dy persona shtetas të huaj që kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Me vendim të prokurorit ata janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt ligjore, shkruan lajmi.net.

“Rudine, Zveçan / 09.12.2023 – 11:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.