I dërguar i Bashkimi Evropian, Miroslav Lajcak ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe Elekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja.
Ndër të tjera ai ka konsideruar se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, ku ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje
“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!” – ka shkruar Lajçak.