Policia është njoftuar sot për dy aksidente. Në Gllarevë të Klinës ka ndodhur vetaksident, me ç’rast një person është lënduar dhe ka pranuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa në Dobrushë të Istogut, si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë marrë katër persona.
Këto informata i dha zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, tha Gashi.
Ndërkaq, në Dobrushë të Istogut lëndime trupore kanë marrë katër persona.
“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.