Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndalesën e parë, ai e ka bërë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA.
“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Ëashington, D.C”, thuhet në njoftimin e Ambasadës
“Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës”, vazhdon njoftimi.
Ndryshe, ende nuk dihet se me kë do të takohet Konjufca në SHBA.