Njëri prej lojtarëve më të mirë të futsallit vendor në vitet e fundit, Getart Hyseni, ka vendosur t’i jap fund karrierës si lojtar.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se një dëmtim i pësuar në sezonin e shkuar e ka detyruar të marr këtë vendim.
Hyseni ka luajtur për klube si FC Prishtina, FC Prishtina 01, Besa e Pejës, FC Dreni FC Graniti, FC Prishtina 038.
https://permbledhja.com/lajmi-i-fundit-alban-veseli-e-bardhi-rexha-rikthehen-te-kb-rahoveci/
Ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në futsall për shumë vite, duke u konsideruar si një lojtar që zbaton detyrat me përpikëri, punëtor dhe i afërt për bashkëlojtarët.
Sukseset e tij ishin të shumta në këtë lojë, ku në fund ai ka falënderuar të gjithë që ishin më të në këtë rrugëtim të tijin.