Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ai ka thënë se në takim ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, duhet të jetë fokusi i të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.
“Takim shumë konstruktiv me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë takimit diskutuam procesin e integrimit në BE, reformat në administraten publike dhe rrugën përpara. Në takim theksova se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka falënderuar Von Cramon për mbështetjen e saj për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.
“E falënderova Violën për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe në mbështetje të Kosovës”, është shpehur ai.