Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në prezantimin e masës 1.2 për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale.
Ai ka thënë se kjo po bëhet që dora e shtetit të ndihet tek ata që kanë më së tepërmi nevojë.
“Masa ka në qendër grupet më të cenueshme të shoqërisë”, është shprehur Kurti, njofton KlanKosova.tv.
“Me 5 milionë euro mundësohet subvencionimi i lëndës djegëse për ngrohje në mënyrë që dimri të kalohet sa më lehtë”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera Kurti ka përmendur se kujdesi ndaj qytetarit është shtyllë qendrore e programit të tyre qeverisës.