Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që e rendisin Kosovën në vendin e 76-të.
Përmes një reagimi në Facebook, Arifi thotë se dorëheqja e ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet.
“Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare”, shkruan ai.
Kosova është renditur në katër vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Nxënësit kosovarë kanë zënë vendet e 76-të për lexim dhe të 77-të për shkencë.
Gjithsej 80 shtete kanë qenë pjesëmarrëse në testin e PISA-s për vitin paraprak.