Kaluan ilegalisht Kufirin nga Serbia në Kosovë, arrestohen 2 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar  pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Ata e kishin kaluar me veturë kufirin e më pastaj u kapën nga policia, shkruan Lajmi.net.

Me vendim të prokuorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-republika e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.