Javën e kaluar, Madison Stimmel e festoi ditëlindjen e 26-të të saj, por “i pazakontë” ishte vendi ku ajo organizoi një festë të tillë.
Nga video e shpërndarë në llogarinë e saj në TikTok, shihet se ditëlindjen e festoi bashkë me familjen në Costco, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Costco është një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë në botë, dhe njihet për shumëllojshmërinë e produkteve me zbritje që ka.
Në videon e publikuar, ajo përmblodhi disa nga pjesët më interesante të ditëlindjes së saj, duke treguar edhe darkën me familjen.
“Kjo do të jetë darka më e lirë e ditëlindjes deri më tani”, dëgjohet të thotë ajo në video.
Videoja mblodhi mbi 2 milionë shikime deri më sot, dhe në mbishkrimin e saj thuhet se ata shpenzuan 30.88 dollarë për darkën, dhe 12.97 dollarë për akullore dhe ëmbëlsira.
Edhe pse kjo ishte hera e parë e saj që e festonte ditëlindjen në Costco – diku në SHBA – ajo thotë se ia kaloi mjaft mirë.
Madje, gjatë darkës, punonjësit i dhuruan asaj një tortë ditëlindjeje.
Ndjekësit e saj në TikTok, e cilësuan festën e saj si një trend të ri të ditëlindjes.