“Pushtet i tretë”: Si po lexohet nga LDK-ja draft-statuti i Asociacionit?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka vlerësuar si “ndarje e brendshme e Kosovës dhe pushtet i tretë” draft-statutin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, disa ditë pasiqë e ka pranuar atë.

LDK edhe më herët kishte shprehur dyshimet se draft-statuti i Asociacionit në përiudhën e ardhshme mundet të evolojë, duke fituar kompeteca më shumë së që aktualisht i parasheh Kushtetuta e Kosovës. Si e sheh LDK e Lumir Abdixhikut draft-statutin e Asociacionit?

Lidhja Demokratike e Kosovës të premten ka bërë të ditur e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmin për mediat e kosovës e ka konfirmuar zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi.

Ajo, shkurtimisht ka pohuar se “e kemi pranuar draft-statutin”, ndërsa për detaje të tij tha se do të flasin më vonë.

Ndarje e brendshme e Kosovës dhe pushtet i tretë.

Kështu e përkufizon draft-Statutin të pranuar të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë me A2CNN.

Haziri përsërit qëndrimin e LDK-së ndaj këtij draft-Statuti se “mund të vërehet një lloj konfederate” në përmbajtjen e saj.

Ne atëherë kemi paralajmëruar shqetësimin tonë sepse është degraduar nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohjen në qendër si një qëllim kryesor në një marrëveshje të përkohshme, ku njohja e Kosovës nga Serbia shtyhet. Ky dokument nuk ka dalë jashtë asaj kornizës. Në vete parasheh mënyrën specifike dhe detyrat, kompetencat, të veçantë të katër komunave në veri”, tha Haziri.

Më së paku, mund të flasim për ndarje të brendshme, ne dhe ata, në një Kosovë në parime të njëjta të multietnicitetit, të territorit, të sovranitetit. Në fakt, po krijohet pushteti i tretë në këtë rrafsh si lexim i parë. Si lexim në implementim kur të bëhet akti i kryer, janë disa çështje që Kosovës mund të ja pasqyrojë një Kosovë të vogël serbe brenda territorit tonë. Si do ta quajnë të tjerët, mund të vërehet një lloj konfederate”, tha Haziri për A2 CNN.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhikupër me 21 nëntor për “Debap Plus” për draft-statutin e Asociacionit ka thënë se i frikësohet për periudhën e ardhshme të evoluimi të këtij “trupi”.

Unë po frikësohem për periudhën e ardhshme të evoluimi të këtij trupi, sidomos duke marrë parasysh dy elemente. E para që Marrëveshja e Ohrit nuk është përfundimtare, është bazike dhe parasheh vazhdimin e dialogut. Dhe elementi i dytë në këtë dokument jo zyrtar që na ngjan bukur shumë me atë qenë jemi në dijeni, është fakti që aty parashihet një periudhë e mbikëqyrjes së implementimit dhe funksionimit të Asociacionit”, ka thënë kreu i LDK-së.

Tutje, ai ka thënë se nuk do të habites nëse pas periudhës 2-5 vjeçare të parè të mbikëqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian (BE).

Nuk do të habiteshim që pas periudhës 2-5 vjeçare të parë të mbikëqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian që ky trup nuk mund të funksionoj jashtë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës do të përfundojmë në ato fjali që i kemi në darkat me ndërkombëtarët, se ‘Kushtetuta juaj nuk është as Bibël e as Kuran’ ”, ka shtuar ai./Nacionale