Neuropsikiatri Ferid Agani ka komentuar rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.
Në rastin e Naim Murselit, i cili pranoi se porositi vrasjen e gruas së tij, Agani deklaroi se “kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve”.
“Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, pohoi ai në “Frontal” në T7.