Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 7 dhjetor.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati, i tha Gazetës Express se pika e vetme e rendit të ditës “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023”.
“Falja e borxhit të tatimit në pronë duhet të bëhet me vendim nga Kuvendi Komunal, rrjedhimisht Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7.12.2023 ku pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm: “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023.”.”, thuhet në përgjigje.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim para disa ditësh që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.