Prishtina Weather njofton se java e parë e dhjetorit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, por kryesisht me diell.
“Vransirat që shtohen ditën e martë, sjellin mundësi për të reshura shiu nga dita e mërkurë, që ditën e enjtë pritet të shndërrohen edhe në të reshura dëbore. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 6C e 7C, sikurse edhe ato minimale nga -5C, të hënën, deri në 3C ditën e mërkurë.”
Të premten nuk parashihen të reshura, e pas mjegullës në mëngjes ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten kushte për të reshura, kryesisht shiu.
4.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
5.12 – Kryesisht vranët. Mundësi për riga lokale shiu. Viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.
6.12 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
7.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore me rënie të temperaturës gjatë ditës.
8.12 – Ngrica në mëngjes, e ultësirave mjegull. Ditën intervale me diell dhe vransira.