Orët e fundit të ditës së martë, ishin fatale për një grua në rrugën “C” në kryeqytet.
Goditja nga një veturë mbrëmjen e 28 nëntorit, ishte fatale për jetën e saj.
E ngjashëm si tashmë ndjera, aksidentet në komunikacion ua kanë marrë jetën edhe 88 personave të tjerë gjatë 10 muajve të këtij viti.
Kjo shifër e frikshme tashmë është kthyer në normalitet, thotë eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti.
Sipas tij, sa është faji i ngasësve, po aq edhe institucioneve që ky numër nga viti në vit po rritet.
“Na duhet ta kemi një vetëdije kolektive, por edhe individuale. Vetëdija kolektive është ajo të cilën e bëjnë institucionet. Institucionet tona të jenë më përgjegjëse. Ato duhet të vendosin kamera, radar statik edhe ta krijojmë një polici brenda komunave apo qyteteve”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Ahmeti.
E njëjtë si Ahmeti, po mendon edhe eksperti tjetër, profesori Nol Dedaj.
“Ajo që është më shqetësuese sot është se për shkak se institucionet tona publike nuk kanë marrë asnjë masë preventive parandaluese, që do të thotë një muaj ditë përpara për me vendos ndonjë reklamë sa i përket sigurisë rrugore”, ka deklaruar Dedaj.
Sipas të dhënave nga që policia i ka dërguar nga janari deri në tetor, janë regjistruar gjithsej 81 aksidente me 88 viktima, ndërsa janë regjistruar poashtu 7,288 aksidente me lëndime, ku kanë pësuar 4110
Megjithëse katërmbëdhjetë mijë e njëqind e dhjetë persona të lënduar.
Numri total i aksidenteve për këta dhjetë muaj, sipas policisë është rreth 20 mijë aksidente.