Deputeti i VV-së Gramos Agusholli ka ngushëlluar familjes Ademaj pas rastit tragjik të vrasjes së Liridonës mbrëmjen e së mërkurës. Ai ka bërë thirrje që autorët e krimit të marrin denimimin maksimal.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për familjen Ademaj për humbjen e vajzës së tyre, Liridones. Në këtë moment të vështirë, uroj që drejtësia të triumfojë dhe fajtorët të marrin denimin maksimal për këtë ngjarje tragjike.” – tha ai.
Megjithatë, Agusholli ka dalë kundër përdorimit të termit “femicid” në kontekst të reagimeve të shumta pas vrasjes së Liridona Ademajt.
Ai sugjeroi se termi i përshtatshëm për të theksuar natyrën e krimit në këtë rast do të ishte “uxoricid”.
“Eshtë e rëndësishme të trajtojmë me kujdes dhe ndjeshmëri çështjen duke përdorur terma të përshtatshëm si “uxoricid” e jo “femicid” për të theksuar natyrën e krimit. Kujdesi në gjuhën dhe narracionin tonë është jetik për të ndihmuar në ndërgjegjësimin dhe ndryshimin shoqëror. Mos ta paraqesim vendin tonë si vend FEMICID, por të angazhohemi në promovimin e respektit ndaj të drejtave të grave.” – tha ai.