Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikqi ka deklaruar se në krahasim me vitin e kaluar ka rënie të numrit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, kjo për shkak të punës që ka realizuar ky institucion gjatë vitit.
Ndërsa shtoi se gjithsej këtë vit janë tetë vdekje në vendet e punës. Megjithatë, sfidë mbetet numri i vogël i inspektorëve, pavarësisht se ky numër është dyfishuar këtë vit.
Nikqi në një intervistë për KosovaPress Nikqi thotë se kanë rritur edhe numrin e inspektimeve dhe atë të gjobave me qëllimin e vetëdijesimit të subjekteve me të drejtat e punëtorëve.
Ai deklaron se këtë vit numri i vdekjeve ka shënuar rënie, nga 15 në 8.
Ndërsa, ai shton se sektori më problematik që nuk respekton mjaftueshëm të drejtat e punëtorëve mbetet i ai ndërtimtarisë, derisa shton, se janë duke punuar në këtë drejtim.
Mes tjerash, ai zotohet se nga viti i ardhshëm do të rrisin edhe më shumë numrin e inspektorëve të punës.
Rritja e numrit të inspektimeve dhe e gjobave, Nikqi thotë se kanë ndikuar që kompanitë të respektojnë të drejtat e punëtorëve, porse thekson se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.