Ende nuk është përcaktuar vendimi ndaj Naim Murselit, dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, tha janë në pritje të vendimit.
“Ende nuk është marrë vendimi, jemi në pritje”, tha ajo për Klankosova.tv
Sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, ish-bashkëshorti i tanimë të ndjerës Liridona Ademajt, dhe dy të tjerëve.
Murseli është i dyshuari kryesor për organizimin e ngjarjes makabre.
Ai e ka pranuar se ka paguar për vrasjen e gruas së tij.
Dyshohet se Naim Murseli, i ka paguar 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn.