Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Lirdona Ademajt, dhe ndaj dy të tjerëve.
Seanca nis nga ora 09:30.
30 vjeçarja, Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor.
Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.