Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare, me ç’rast moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, kryesisht në sasi të pakta.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku fillimisht gjatë mëngjesit minimalet do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10°C. Në orët vijuese temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, duke zbritur prej 0 deri 3°C në shkallë vendi. /MeteoKosova/