Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se paga 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin, këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është modeste.
Por, të tillë e kishte quajtur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Rrahmani ka thënë se thënë se duhet të dihet se për çfarë paguhet ky këshilltar që merr pagë më të lartë edhe se kryeministri e presidentja e vendit.
“Paga prej 7500 euro nuk është modeste, është më e lartë se e kryeministrin dhe presidentes. Do duhej të dinim cili është programi i cili ka me u marrë e ka me punu ky person për pagën me të cilën paguhet. S’ka kuptim angazhimi i një eksperti pa e ditë deputetët se çfarë ka me bë”, ka thënë Rrahmani në Tëvë1.
Ai tha se angazhimi i Jakupit nuk është i vetmi. Sipas tij, rast të tillë ka edhe në Ministrinë e Kulturës.