Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret në lidhje me krizën energjetike.
Anëtari i kryesisë, Besian Mustafa, u shpreh se ekzekutivi po luan rolin e spektatorit dhe po injoron krizën. Ai ka thënë edhe masat që duhet të ndërmarrë qeveria si dhe ka pasur pyetje nëse do të shtrenjtohet sërish energjia.
Mustafa, në një konference për media mesditën e së shtunës, u shpreh se përkundër paralajmërimeve të tyre për krizën energjetike qeveria nuk dëgjoi ndërsa edhe e mohoi ekzistencën e krizës.
“Rritja e çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin dhe familjet kosovare, por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigjja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetarin e Kosovës. Përderisa qytetarët e Kosovës po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit, me çmime stratosferike të produkteve bazike të cilat nga muaji në muaj vetëm po shkojnë duke u rritur, pushteti ka zgjedhur ta luajë rolin e spektatorit”, deklaroi Mustafa.
https://permbledhja.com/a-i-shkeli-rregullat-presidentja-gjate-dekorimit-te-dua-lipes-flet-marshalli-i-protokollit-kosovar/
Ai u shpreh se është në këtë konference për të paralajmëruar sërish së qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret në lidhje me krizën energjetike ndërsa kompanitë e sektorit energjetik janë zhytur në borxhe.
“Kjo konferencë sot është paralajmërimi i radhës se qeveria ende s’ka ndërmarrë asnjë masë apo hap korrekt që qytetarët tanë në këtë dimër të mos u shtohet edh një barrë në xhepin e tyre. Qeveria merr vendime boshe, kompanitë e sektorit të energjisë janë zhytur në borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj tregut ndërkombëtar. Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit”, vijoi Mustafa.
Mustafa tha aq e rënduar është situata dhe veprimet e pakoordinuara të instuticioneve saqë po rrezikohet edhe sigurimi me energji elektrike por edhe pavarësimi energjetik me marrëveshjet me institucionet ndërkombëtare.
Ai ka thënë përmendur edhe masat për zbutjen e efekteve të kësaj krize ndërsa ka pasur pyetje edhe për ekzekutivin.
“Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimin në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSH-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse për përdorim të burimeve alternative për ngrohje, masa nxitëse dhe financuese për efiçiencë të energjisë. Tani që sezoni i dimrit po afron shpejtë i kërkojmë qeverisë ti përgjigjet këto pyetje: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më tutje çmimi i energjisë elektrike për qytetarët dhe për prodhuesit vendorë dhe nëse po, sa? Me rastin e rritjes së papërballeushmërisë çka do të bëjë qeveria për qytetarin dhe sa familje kosovare rrezikohen të bien ne varfëri nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale”, përfundoi Mustafa.
https://permbledhja.com/i-braktisur-nga-te-gjithe-rrefimi-per-76-vjecarin-e-paralizuar-qe-jeton-i-vetem/
Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e qeverisë për masat emergjente në furnizimin e energjisë elektrike, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur atë duke thënë se një vendim i tillë nuk ndihmon në furnizim të qëndrueshëm me energji.
Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.