Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Zyra e Presidencës ka dhënë detaje nga ky takim, ku kanë thënë se Osmani ka biseduar me Hovenier për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.