Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Deri më tani, nuk dihet arsyeja se pse Vela ka kërkuar nga Osmani që i njëjti të lirohet nga detyra.
Kujtojmë se Vela ditëve të fundit ka qenë në vëmendje pasi në formë shakaje kërkoi që gazetarit Fahri Musliu dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, t’iu bëhet poligrafi dhe analizat e ADN-së.