Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur se Policia dhe urgjenca me të marrë informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 74-vjearit.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, ka thënë Gashi