Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin Kurtin “një kryeministër supermashtrues”.
Ai ka thënë se Kurti ka shkelë të gjitha parimet e veta dhe se po qëndron në pushtet për të mashtruar qytetarët.
“Kemi një kryeministër supermashtrues i cili ka shkelë të gjitha parimet e ti dhe ende vazhdon të qëndrojë në pushtet edhe sa dit për të mashtruar qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu në Tëvë 1.
Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se kjo parti synon të dalë e para pas zgjedhjeve nacionale kurdo që mbahen.
“PDK është e gatshme për zgjedhje, kemi një strukturë të mirë, e kemi dëshmuar në zgjedhjet lokale dhe sigurisht synojmë që të jemi partia e parë kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.