E rëndë në Prishtinë, dyshohet se vjedhësit kanë vrarë gruan e një ish-këshilltari të Pacollit

Një vrasje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë në orët e vona.

Lajmi.net mëson se është vrarë një grua.

Dyshohet se gruaja u vra nga disa vjedhës që po kryenin grabitje në një shtëpi në një lagje të Prishtinës.

Siç ka raportuar Sinjali së fundi, viktimë është gruaja e njërit prej këshilltarëve të Behgjet Pacollit.

07 Press ka kontaktuar me policinë dhe do t’ju njoftoj për informatat zyrtare lidhur me këtë rast.