Vdes Qazim Alaj i portalit “Shqip.com”, dyshohet për vetëvrasje

Ka vdekur Qazim Alaj nga Drenoci i Deçanit.

Ai ishte njëri prej aksionarëve në portalin “Shqip.com”, përcjell 07 Press.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi edhe Hajdar Sutaj, kryekuvendari deçanas.

Në anën tjetër, Sinjali ka raportuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. (07 Press nuk arritur ta konfirmojë këtë lajm).

Më poshtë edhe postimi i plotë:

I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, i të riut Qazim Alaj nga Dranoci i Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Alaj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!

Qazen kisha fatin ta njohë përsonalisht e të rri me të!
Do ta kujtoj gjithmonë si një djalë i urtë, i dashur, i respektuar dhe puntorë!

Zoti ju dhashtë forcë, e ua lehtësoftë dhembjen!

Shpirti i tij pushoftë në Xhenet!

HS