Partisë Socialdemokrate ka protestuar kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Përpara objektit ku Trendafilova mbajti takimin protestuesit mbanin në duar pankarta si “jeni non-grata”, “UÇK-ja është përpjekja për liri” e “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.
Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se brenda objektit ku Trendafilova po mban takim me shoqërinë civile “është një kryetare e një gjykate që pretendon se është e Kosovës”.
“Çfarë transparence ka kjo gjykatë që 75 të seancave i ka të mbyllura, nuk tregojnë se ku i marrin provat e çfarë prova kanë. Kjo gjykatë është etnike dhe e padrejtë, e për këtë ne sot protestojmë”.