Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Kurti e Rohde folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit ‘Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti’ nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se kreu i qeverisë e falënderoi Rohden për librin dhe bashkëpunimin e afërt e mbështetjen e vazhdueshëm të shtetit gjerman ndaj Kosovës.