Tre persona nga Kosova e tre të tjera nga Maqedonia e Veriut në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.
Ata dyshohen për vepren penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim)”.
Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.
“Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së përcjell Klankosova.tv
Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.