Haradinaj uron 28 Nëntorin: Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre

Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar shqiptarët pët festën e 28 Nëntorit.

“Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre. Në secilën rrethanë e pavarësisht stuhive, mbijetuam duke ruajtur identitetin, qëllimin e orientimin”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë! 🇦🇱

Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre. Në secilën rrethanë e pavarësisht stuhive, mbijetuam duke ruajtur identitetin, qëllimin e orientimin.

Janë të rrallë popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me data e ngjarje historike si ne shqiptarët, prej epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epokë e cila kishte trasuar rrugën e të gjitha përpjekjeve të mëpastajme, e veçmas nëntori që në vete ngërthen ngjarjet më të rëndësishme, si ajo e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut.