Si raportohej për krimet në Rahovec, nën komandën e Bozhidar Deliqit që u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Si pasojë e sulmeve të Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Bozhidar Deliq, trupat e pajetë të qytetarëve kishin mbetur gjithandej Rahovecit.

Gjurmët e krimit mbetën të qarta.

Si pasojë e sulmeve të Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Bozhidar Deliq, trupat e pajetë të qytetarëve kishin mbetur gjithandej Rahovecit.

E siç raportonte gazeta “Bujku”, në korrikun e vitit 1998, dëshmitarët ishin tmerruar nga pamjet e tilla.

Për publikimin e numrit dhe emrat e të vrarëve, angazhohej Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkaq Ibrahim Rugova e cilësonte Rahovecin si shembull të spastrimit të egër etnik të Kosovës.

Pikërisht gjatë atyre ditëve, ky kishte pritur në takim ambasadorin e ShBA-ve në Shkup, Kristofer Hill, të cilit i kishte kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën.

Një kërkesë e tillë vinte edhe nga vetë kongresi amerikan, ku nëpërmjet një letre, John Olver i kërkonte Bill Klintonit që ta shpëtojnë Kosovën në emër të viktimave të Srebrenicës.

E vetë Kristofer Hill thoshte se po punonte për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët.

https://youtu.be/XKleBcX6ab8