Me rastin e “Ditës së Forcës”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.
Ai është shprehur se kjo është një ditë gëzimi, në të cilën sipas tij, përkujtojmë edhe ata që sakrifikuan.
Kurti gjithashtu u shpreh se me optimizën ecim drejt së ardhmës, transmeton Klankosova.tv.
“Është një ditë e gëzimit, ku ne në të njëjtën kohë edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizën ecim drejt së ardhmës kur e dijmë se sa të sigurtë jemi me ushtrinë tonë”, u shpreh Kurti.