Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë për nder të 28 Nëntorit.
Rama është shprehur se i ka uruar rrugëtim të mbarë këtij atleti, përcjell Klankosova.tv.
“Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama në Facebook.