Është arrestuar edhe një person si i dyshuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë këtë të mërkurë.
Pasi dje u arrestuan dy persona për të njëjtin rast, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi për Gazetën Express edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.
“Po, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë”, tha ajo, pa dashur të japë më shumë hollësi.
Seanca ku pritet të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve pritet të mbahet sot.
Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.