Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh për foshnjën që u gjet e vdekur dje në Prizren.
Në raport thuhet se një burrë në parkun e qytetit ka vërejtur një foshnjë të posalidur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se foshnja është pa shenja jete.
Rasti është cilësuar si “vrasje e fëmijës së posalindur”.
“VRASJE E FËMIJËS SË POSALINDUR- Prizren 25.11.2023-16:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e qytetit ka vërejtur një trup të një foshnje të posa lindur. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësorë është konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”