Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun kanë parë nga afër se si po kryhet puna e pastrimit të rrugëve nga bora.
“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se edhe në mesnatë të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, përcjell Klankosova.tv.
“Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë”, shkroi ai.