Nën përkujdesjen e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.
Në këtë ngjarje i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e Demaçit dhe bashkëveprimtarë të tij nga të gjitha trevat shqipfolëse, transmeton Klankosova.tv.
Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare.
Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.