Foto: Ilustrim
Një mjet shpërthyes sapo ka detonuar veriun e Mitrovicës pak minuta më parë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme. Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.
Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për gazetën se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.
Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.