Nenad Çanak, ish-politikan në Serbi, ka shkruar një status në rrjetin social “X”.
Duke shkruar rreth Kishës Ortodokse Serbe, ai ka bërë një argumentim alarmues. Sipas Çanakut, në Kosovë, i gjithë terrorizmi kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe.
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës.” – shkroi ai në rrjetin social “X”.