Kryesisht me vranësira parashihet dita e premtë.
Do të ketë intervale me diell herë pas here, por edhe me reshje të dobëta lokale shiu. Më të shpreshura reshjet e shiu mund të jenë orëve të mbrëmjes.
Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, derisa ato maksimale shkojnë edhe deri në 12C e 15C, në pjesë me më shumë intervale me diell.
Stuhi e vërtetë dëbore po pritet të godas vendin ditën e shtunë. Të reshurat e shiut që fillojnë natën në mes së premtës dhe së shtunës, shndërrohen në reshje bore orëve të mëngjesit, ku lokalisht edhe mund të jenë të dendura e të shoqëruara me erëra të fuqishme veriore me hove deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat zbresin në 0C, njofton Prishtina Weather.
Mot i acartë do të mbajë ditën e diel, me minimale që zbresin në -4C e -5C. Ditën do të ketë intervale me diell, por edhe ndonjë rrebesh bore. Të martën priten mundësi për të reshura më të sumta shiu, e temperaturat shënojnë rritje deri në 5C.