Një fëmijë në Rahovec është kidnapuar nga persona ende të panjohur.
Burime të Rahoveci24 brenda shoqatës “Hareja” bëjnë të ditur këtë informacion.
Sipas po këtij burimi, kjo qendër i ka alarmuar prindërit që të kenë kujdes me fëmijët e tyre pasi që një rast i kidnapimit ka ndodhur në Rahovec.
Informacionin nuk kemi arritur ta konfirmojmë zyrtarisht nga policia, mirëpo qendra “Hareja” i ka alarmuar prindërit.
Rahoveci24 sjell edhe mesazhin nga kjo qendër:
“Përshëndetje… sapo u informova se është kidnapuar një fëmijë i Rahovecit nga persona të panjohur. Ju lutem të keni kujdes me fëmijët, mbani mbyllur derën e hyrjes dhe mos i lejoni vet në basnjo me shku. Të gjitha mësueset të jeni 15 minuta më herët para fëmijëve dhe për çdo mungesë evidentoni në fletore dhe i pyetni prindërit pse nuk kanë ardhë, mos bëni panikë, por kujdes në maksimum”.
“192 është nr i policisë rajonale nëse ju ndodh najher me thirrë në polici, i thoni me ju lidh me policinë në Rahovec. Për cdo gjë të dyshimtë lajmëroni policinë”, shkruan në mesazhin e dërguar stafit të qendrës “Hareja”.