Lea Berisha, nëntëvjeçare nga Prishtina, ka nevojë për ndihmën tuaj, për trajtimin e gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Sipas familjarëve, Lea befasisht ishte ndjerë e sëmurë dhe iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një operimi për heqjen e një tumori në kokë.
Pas operimit, analizat e biopsisë konstatuan se ajo vuan nga tumori agresiv malinj i gradës III.
Ndaj, në mënyrë që ky problem shëndetësor të kurohet, asaj i nevojiten 130 mijë euro për t’ju nënshtruar një trajtimi tjetër, atë intenziv postoperativ.
Duke qenë se bëhet fjalë për një kosto tejet të lartë trajtimi, gjë që ua pamundëson familjarëve mbulimin e plotë, ata u bëjnë thirrje vullnetmirëve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi t’iu ndihmojnë në trajtimin dhe shërimin e vajzës së tyre.
Për të gjithë ju që keni vullnetin e mirë dhe mundësinë për të ndihmuar, mjetet mund t’i derdhni në këtë llogari të mamit të Leas, Hilda Berisha:
BLV Z PARE PLL 62/2/ SHK 1 AP 19.TIRANE.TIRANE..ALBANIA
Raiffeisen bank SH.A TIranë
Numri i llogarisë: 011385510
IBAN: AL86202110130000000011385510
Kodi SWIFT: SGSBALTX