Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa ka përkujtuar babanë e tij, Xhemajl Mustafën në 23 vjetorin e vrasjes.
“Një ditë të ngrysur nëntori si kjo sot, para 23 viteve të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën”.
“Por ti e vepra jote nuk vdisni kurrë. Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm. E ata… ata vranë veç veten”, shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Xhemajl Mustafa, që ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.