Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se nuk ka persona të lënduar, por si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një veturë dhe disa prona.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.