Për një javë, Policia në Gjakovë ka shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patentë shoferë janë konfiskuar pas matjes së alkoolit.
Policia njofton se njësia rajonale e komunikacionit në Gjakovë ka ndërmarrë planin “Alkooli” për të parandaluar aksidentet në rrugë.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë nga data 26.07.2022 e deri me datën 01.08.2022 në implementimin e Planit Operativ “Alkooli” ka bërë matje me alkool test ndaj 410 drejtuesve të mjeteve motorike ku janë konfiskuar, si masë mbrojtëse, 53 patentë shoferi ndaj drejtuesve të cilët kanë përdorur alkool.
https://permbledhja.com/aksident-komunikacioni-ne-gjakove-lendohet-nje-person/
Po ashtu janë marrë masa tjera preventive dhe ndëshkuese edhe ndaj kundërvajtësve të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje tjera, ku për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patentë shofer janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka dalë me një apel për të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që t’i zbatojnë dispozitat ligjore dhe rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për një siguri më të lartë në trafikun rrugor dhe mos të bëhen shkaktarë të viktimave në aksidentet rrugore.
https://permbledhja.com/ngjarja-e-rende-per-familjen-kelmendi-15-vjecarin-ne-boge-dyshohet-se-e-shkeli-per-vdekje-djali-i-axhes/